Kandidati për kryetar te Barcelona: Kemi 250 mln euro për investim

Kandidati Toni Freiksa për postin e presidentit te skuadra e Barcelonës, pretendon se ka siguruar 250 milionë euro për investime. Huan Laporta dhe Viktor Font thuhet se janë kryesuesit e garës për president, megjithatë Freixa është kandidati i tretë në votim dhe ai tani po lufton për të rritur shanset për fitore.

 

“Ne kemi mbyllur një marrëveshje me një investitor i cili do të kontribuojë me 250 milionë euro për Barçën. Për sezonin 2021-22, ne do të jemi në gjendje të nënshkruajmë me tre yje, dy në sulm dhe një në mbrojtje. Ne kemi biseduar në lidhje me mundësinë e sigurimit të nënshkrimeve për sezonin e ardhshëm. Barça do të ketë ekipin konkurrues që duhet të ketë dhe që tani nuk e ka. Gjithçka do të jetë pasojë e punës. Është e pamundur që Koeman nuk do t’i pëlqejë, ata janë lojtarë unikë ”, tha mes tjerash u Freiksa.

Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale te skuadra e Barcelonës do të zhvillohen më 7 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button