Kaos në BeH, tifozët djegin makinën e arbitrit kryesor!

Derbi i javës së 10-të në Ligën e Parë të Bosnja e Hercegovinw, në mes Velezhit dhe Boracit nga Banja LLuka, nuk e priti fundin, pasi që u ndërpre nga ana tifozëve. Pas golit të shënuar nga Stojan Vranjesh në minitën e 82-të dhe epërsisë së mysafirëve me 0-2, tifozët vendas (të Velezhi) të pakënaqur me referimin e arbitrit kryesor Sabria Topaloviq, u futën në terrenin e gjelbër.

Në kaosin e shkaktuar në terren, përpos arbitrave, në cak të tifozëve u gjetën futbollistët dhe stafi teknik i Boracit të Banja Llukës, ndërsa incidenti më i madh u shmang falë reagimit të futbollistëve vendas dhe stafit teknik të Velezhit.

Mirëpo gjërat nuk u qetësuan këtu, pasi që huliganët kanë takuar makinën me arbitrat në tunelin Lendava. Aty, huliganwt me shufrat gome dhe mjete tw tjera kanë thyer të gjithë xhamat e makinës dhe në fund kanë dhezur flakadanin në brendin e saj, pas së cilës është djegur makina deri në fund, por për fat të mirë pa viktima njerëzore.

Në makinën, pronë e arbitrit Topaloviq ishte edhe ndihmësi i tij Admir Shehoviq, por edhe kontrollori i arbitrimit, Adnan Alispahiq, i cili ishte i lënduar me këtë rast. (Sportsport.ba)

LEXO EDHE:

Back to top button