Kaos para festave të fund-vitit, mërgimtarët kthehen në vendlindje

Kaos para festave të fund-vitit, mërgimtarët kthehen në vendlindje

Gazetare: Ajnur Bafqari

Në prag të festave të fundvitit, mërgimtarët tashmë kanë filluar të vijnë në vendlindje , por pjesa më e madhe e tyre pritet të nisen sonte, pasi në pjesën më të madhe të botës, prej nesër fillojnë festat fetare krishtere.

Prezenca e automjeteve me targa të huaja tashmë vërehej në komunikacion e parkingje, ndërsa mërgimtarët që takuam rrugëve të kryeqytetit, thonë se gjithmonë kur vijnë këtu e ndjejnë veten si në shtëpi.

“A na tregoni se kur keni ardhur, sa doni me qëndruar, si po kaloni këtu.
Mirë si në shtëpi..

Sa shpesh vini këtu, ku jetoni jashtë?

Në Itali jam, moti”.

“Prej Turqisë, kemi ardhur, të shëtisim për vitin e ri”.

Qytetarët presin që nga nesër të arrijnë shëndosh e mirë miqtë dhe familjarët e tyre mërgimtarë.

“Unë po e kam djalin e vëllait, nesër ai arrin inshallah vijnë me të mira, vijnë rahat se çka s’po ndodh, I presim me gëzim, Zoti ju dhashtë shëndet krejtve inshaAllah. ”

“Po kemi familjarë dhe miq , dikush ka ardhur, të tjerët I presim para vitit të ri.”

“Nuk do të vijnë këtu në këtë vend, sepse këtu vështirë është sigurimi I ushqimit, është rritur çmimi I bukës, vajit, dhe artikujve të tjerë, ska kush të mendojë për këtë popull.
Ata nuk dëshirojnë as për festa të vijnë këtu?
Çfarë festash, si do të vijnë për festa këtu, kur gjithçka është shtrenjtë”

Disa preferojnë të vijnë me vetura, të tjerët me autobusë e aeroplanë, por me këtë të fundit shumë pak vendosin të udhëtojnë, pasi siç thonë nga agjencitë turistike, çmimet e biletave të aeroplanëve në këtë periudhë të vitit janë shumë të larta.

“Tashmë kanë filluar të vijnë, sepse pushimet janë kantone kantone, domethënë pjesë të qyteteve, dikush më herët dikush më vonë. Numri I sakt nuk dihet se vetëm te ne nuk mund të rezervojnë gjithë ata që vijnë për pushime, kemi edhe oferta për vitin e ri dhe aty ka pas organizime. Shumica vijnë me autobus dhe aeroplan, me aeroplan janë pak shtrenjtë biletat pasi është sezoni dimëror. Bileta kanë hyp tepër, çmimet e biletave të aeroplanit janë shtrenjtuar”, deklaroi Liridona Aliu Islami.

Nga Agjencitë turistike thonë se ka interesim edhe të qytetarëve tanë që festat e fundvitit t’I presin jashtë vendit, por është më I lartë numri I mërgimtarëve që vijnë në vendlindje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button