Kapet bretkosa gjigante në Australi – VIDEO

Kapet bretkosa gjigante në Australi - VIDEO

Një bretkosë gjigante, aq e madhe sa u mendua fillimisht se ishte e rreme, u gjet në pyllin tropikal në veri të Australisë.

Bretkosa e pagëzuar “Toadzilla”, sipas përbindëshit të filmave, Godzilla, është gjashtë herë më e madhe se një bretkosë normale dhe peshon rreth 2,7 kilogramë, një vlerë rekord. Bretkosat u futën për herë të parë në Australi në vitin 1935 dhe janë shndërruar në kafshët më shkatërrimtare për produktet bujqësore në vend.

Në total, në Australi mendohet se janë rreth 2 miliardë individë. Kur rojtarja e parkut, Kylee Gray, e pikasi për herë të parë amfibin gjigant, nuk u besoi syve. “Nuk kisha parë kurrë një bretkosë kaq të madhe. Dukej si një top futbolli me këmbë”, tha ajo.

Rekordi në fuqi për bretkosën me peshën më të madhe është vendosur në vitin 1991. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button