Kapet drogë në rrugën Prilep-Manastir, arrestohet shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në rrugën Prilep-Manastir gjatë kontrollit të një makine janë kapur rreth 50 kilogram marijuhanë me vlerë prej rreth 200 mijë eurove, përcjell Alsat. Sipas MPB-së, dorga po transportohej nga Shqipëria, ndërsa si destinacion përfundimtar kishte Greqinë.

“Është ndaluar makina e tipit “Pazho karavan”, me targa të Shkupit, që po drejtohej nga M.J. (31) nga Shkupi, gjatë kontrollit është konstatuar se personi në fjalë nuk posedonte patentë shoferi dhe se makina nuk ka qenë teknikisht e rregullt, pas kontrollit janë gjetur dy çanta në të cilat ka pasur 9 paketime të mëdha të marijuhanës, me sasi të 50 kilogramëve”, njoftojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button