Karan: Me ekipin që kemi, kërkojmë titullin kampion

Pas shkarkimit të trajnerit Muharrem Bajrami, FC Shkupin do të drejtojë Umit Karan, i cili pasi firmosi kontratën deri në fund të këtij sezoni, zhvilloi edhe stërvitjen e parë me ekipin nga Çairi.

“Fillimisht dua të falënderoj të gjithë, në jetën time kam dy ekipe më të dashura, njëra është Galatasaray dhe tjetra Shkupi. Jam shumë i lumtur që përsëri jam në Shkup dhe do e vazhdoj punën për të cilën mendoj se e kishim lënë në gjysmë, pra erdha këtu për ta kryer punën deri në fund. E falënderoj pronarin e klubit Olgun Aydin, po ashtu edhe drejtorin sportiv dhe kryetarin e klubit Suat Alija që më dhanë mundësi të jem përsëri këtu. E nesërmja në futboll asnjëherë nuk është e garantuar. Ish-trajneri i klubit Muharrem Bajrami është një mik i imi, me të cilin kemi pasur në të kaluarën bashkëpunim fantastik, ai si kapiten i ekipit dhe unë si trajner, por në futboll ndodhin edhe gjëra të paparashikueshme. E falënderoj për kontributin e dhënë deri më tani, ndërsa ne shpresojmë që me ekipin që posedojmë të bëjmë gjëra të mëdha dhe të arrijmë të dalin kampion në fund të sezonit. Siç e kam cekur, kemi një ekip cilësor, me të cilin duhet punuar shumë për të arritur objektivat. Na priftë e mbara”, ka thënë Umit Karan.

Sfida e parë në krye me trajnerin Umit Karan, skuadra e FC Shkupit do të ketë gjatë ditës së shtunë, kur përballet me Borecin në stadiumin në Çair.

LEXO EDHE:

Back to top button