Karlo Ançelloti, shkruan historinë me Real Madridin

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti është bërë trajneri i parë në historikun e futbollit, që arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për katër dekada radhazi.

Në vitin 1999, An­çeloti drejtoi Juventusin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të njëjtën e bëri me Milanin në 2003, 2005, 2006 dhe 2007. Si pjesë e Real Madridit,  arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2014 dhe 2015 dhe të njëjtën gjë bëri edhe këtë vit.

Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Real Madridi ishte më i mirë se Çellsi, vetëm pas kohës shtesë. Real Madridi e mposhti Çellsin me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë, por në ndeshjen e kthimit, madrilenët humbën me të njëjtin rezultat në 90 minutat e rregullta, pas së cilës arritën të shënojnë gol në kohën shtesë për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

LEXO EDHE:

Back to top button