Karlos Sainz, do të niset i pari në “Silverstoun”

Piloti spanjoll Karlos Sainz me Ferrari do të niset i parë në garën për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, e cila të dielën do të zhvillohet në pistën “Silverstoun”. Piloti spanjoll, në një pistë të lagur, për shkak të shiut që binte gjatë gjithë provave zyrtare, ai dha kohën 1’40”983, duke lënë pas Maks Verstapen me “Red Bull”.

Këta dy pilotë do ta nisin garën e nesërme nga vija e pare, ndërsa i treti u klasifikua Sharll Leklerk me “Ferrari”. Surprizë është Karlos Sainz, duke lënë pas të gjithë pretendentët për titull dhe duke shpresuar për fitoren e parë në karrierë nesër në garë.

Provat zyrtare ishin me shumë të papritura, me pistën e lagur që thahej vazhdimnisht e kohët përmirësoheshin. Në këto prova u dallua edhe Luis Hamilton me Mercedes, i pesti, pas Serhio Perez (i katërti) me makinën tjetër Red Bull. Në “top-10” janë edhe Norris, Alonso, Rusell, Zhou e Latifi.

LEXO EDHE:

Back to top button