Karlos Sainz niset para Verstapenit në Ostin

Spanjolli Karlos Sainz në makinën “Ferrari”, do të niset i pari në garën për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Piloti spanjoll, në xhiron e fundit të provave zyrtare kaloi kolegun e skuadrës italiane, Sharll Lekler. Mirëpo ky i fundit, pas përfundimit të provave zyrtare u ndëshkua nga drejtuesit e garës në Ostin dhe do të nis garën nga pozita e 12-të.

Këtë dënim e shfrytëzon kampioni aktual, Maks Verstapen, i cili do të nis garë nga pozita e dytë, duke lënë pas dyshen e skuadrës “Mercedes”, Xhorxh Rasell dhe Luis Hamilton.

Ndërkohë Serhio Perez, edhe pse u ndëshkua për shkak të ndrrimit të motorit, në fund u ndal në vendin e 5-të. Gara për Çmimin e Madh të SHBA-së, e cila zhvillohet në pistën “Ostin”, do të nis në orën 21.00.

LEXO EDHE:

Back to top button