Karmelo Entoni, në mesin e 10 më të mirëve ne NBA

Basketbollisti Karmelo Entoni, një nga ikonat e NBA-së, ka shkruar historinë e këtij sporti. 36-vjeçari, që aktualisht luan me Portland, ka hyrë në “Top-10” shënuesit më të mirë të historisë së NBA-së.

Në ndeshjen ndaj Atlanta (fituar nga kjo e fundit 123-114), ylli i Portland realizoi 14 pikë, duke arritur kuotën e 27.314 pikëve në NBA.

Entoni luan që prej vitit 2003 në NBA dhe ka qenë 10 herë pjesëmarrës në “All Star Game”. Ai debutoi në NBA me Denver dhe në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e Nju Jorkut, Oklahoma Sitit, Hjustonit e së fundi Portland.

Ai ka fituar 3 medlje të arta me kombëtaren në 3 edicionet e fundit të Lojërave Olimpike. Karmelo Entoni kaloi në renditje Elvin Hejs, me një pikë më shumë. Në krye të renditjes së shënuesve më të mirë në historinë e NBA-së ndodhet Kareem-Abdul Jabbar me 38.387 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button