Karreras kalon testet mjekësore në Madrid, gati të firmos me Realin

Alvaro Karreras edhe zyrtarisht i është ribashkuar Real Madridit. Spanjolli, u transferua nga gjiganti portugez, Benfika i cili shihet si përforcim në anën e majtë të mbrojtjes.

Nga ky transferim pritet të përfitojë edhe Man. Junajtedi, i cili do të marrë rreth 10 milionë euro pasi kështu ishin dakorduar me Benfikën. Spanjolli, ka përfunduar edhe vizitat mjekësore ku gjatë ditës së sotme edhe do të prezantohet.

Karreras, ka bërë rreth 52 paraqitje sezonin e kaluar me Benficën, ku shënoi 4 gola dhe 5 asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button