Karvahal përplaset me Saka, “Panenka” nga penaltia mungesë respekti ndaj Realit

Lojtari legjendar i Real Madridit, Dani Karvahal, është përplasur me yllin e Arsenalit, Bukajo Saka, pas pjesës së parë të ndeshjes së mbrëmshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Karvahal nuk luajti në këtë ndeshje, por ai e mori rolin e kapitenit menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë për t’u sqaruar me anglezin rreth penalltisë.
“Karvahal ishte i pari që doli përpara pasi vërshëllima e gjyqtarit dërgoi të gjithë 22 lojtarët në tunelin e dhomës së zhveshjes. Kapiteni i Realit, i cili ishte me shokët e tij duke pasur parasysh rëndësinë e lojës, priti që të gjithë lojtarët të largoheshin nga fusha, mbështeti shokët e tij dhe duartrokiti kundërshtarët, derisa Saka arriti. Penalltia e goditur me stilin “Panenka”, ishte mungesë respekti për Realin sipas Karvahalit”, shkruan gazeta Marca