Katari vendos bllokadë për pijet alkoolike, FIFA në telashe

Katari vendos bllokadë për pijet alkoolike, FIFA në telashe

Në Katar është pothuajse gjithçka gati për të filluar edicionin e 22 të Kupës së Botës por problemet janë ende të mëdha për shkak të rregullave strikte në shtetin islamik.

Gjatë ditëve të fundit, FIFA është përplasur me komitetin organizator në lidhje me shitjen e pijeve alkoolike në 8 stadiumet ku do të luhet faza finale e këtij kompeticioni me 64 ndeshje në total që nga 20 nëntori deri në 18 dhjetor.

Sipas “The Times”, Katari i ka kërkuar FIFA-s ndalimin e pijeve alkoolike në stadiume. Në Katar ashtu si në pjesën më të madhe të vendeve të Lindjes së Mesme, alkooli për të huajt lejohet vetëm në raste të veçanta kur ata gjenden në hotele apo restorante.

Momentalisht, çmimi i një shishe birre shkon deri në 13 euro ndërsa FIFA duhet të bëjë llogaritë edhe me sponsorin “Budweiser” pasi nuk mund të reklamohet në asnjë ambient ku organizohet Kupa e Botës.

LEXO EDHE:

Back to top button