Katër klube kosovare me licencë të garimit në Evropë

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar për licencimin e klubeve për garat evropiane. FFK, ose  Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e këtyre klubeve të Superligës së meshkujve, për garat e UEFA-s për edicionin 2022/23: KF Ballkani, FC Drita, SC Gjilani dhe KF Llapi.

Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nga Superliga e meshkujve nuk janë licencuar FC Prishtina, KF Dukagjini, FC Malisheva dhe KF Drenica. Klubet e palicencuara, kanë afat ankese sipas rregullores së UEFA-s për licensimit e klubeve për garat evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button