Katër miliardë euro të mbetura në bankat e Gjermanisë pa pronar

Katër miliardë euro të mbetura në bankat e Gjermanisë pa pronar

Në bankat gjermane ka 4.2 miliardë euro në llogari që zyrtarisht nuk kanë pronar. Këto janë të ashtuquajturat llogari “të humbura” ose “të harruara”, pronari i të cilave ka vdekur pa trashëgimtarë ose llogaria nuk është e regjistruar në dokumente.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Kasselit, Christian Klein, shpjegoi se fonde të tilla mund të fitohen edhe në mënyrë të paligjshme – nga trafikimi i drogës ose përmes parave të zeza.

Një llogari konsiderohet e harruar nëse banka nuk arrin të krijojë kontakt me klientin për vite me radhë. Zakonisht mbyllet pas 30 vitesh, por nëse shfaqet një pronar pas 45 vitesh, banka duhet t’i kthejë fondet.

Qeveria gjermane po shqyrton transferimin e këtyre fondeve në një fond të posaçëm për të financuar sistemin social, duke ndjekur shembullin e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, bankierët po këshillojnë klientët të marrin masa për të parandaluar që paratë e tyre të mbeten “pa pronarë”.

LEXO EDHE:

Back to top button