Katër ndeshjet vendimtare për Kumanin në stolin e Barcelonës

E ardhmja e trajnerit Ronald Kuman te Barcelona ka nisur të jetë në dyshime. Katalunasit u mposhten bindshëm nga Bajern Munihu me 0:3, derisa për herë të parë në histori nuk arritën të bëjnë asnjë gjuajtje në kornizë të portës. Tani, sipas të përdthmes “AS”, katër ndeshjet e radhës për trajnerin Ronald Kuman do jenë vendimtare.

Në rast që tekniku holandez dështon të fitojë ndaj Granadas, Kadizit, Levantes ose Benficës, atëherë e ardhmja do jetë vërtet në rrezik.

Ndeshja kundër Atletiko Madridit sipas mediumit spanjoll nuk numërohet. Ndërkohë, Barcelona këtë fundjavë do  të përballet me Granadan.

LEXO EDHE:

Back to top button