Katër skuadra të mëdha evropiane, vihen në “gjah” pas Pavardit

Benjamin Pavard pritet të jetë i larguari i radhës nga Bajern Munihu. Qendërmbrojtësi francez është nxjerr në shitje nga Bajerni, pas ardhjes së holandezit Matijs de Ligt.

Katër është numri i skuadrave të mëdha evropiane që kanë shprehur interesim për transferimin e francezit gjatë kësaj vere. Çellsi, Atletiko Madrid, Juventusi dhe Man. Junajtedi janë katër skuadrat që duan shërbimet e Pavardit.

Bavarezët janë të gatshëm të futen në negociata me klubet e interesuara dhe po presin ofertën e duhur për ta shitur reprezentuesin francez. Gjithsesi Bajerni tanimë i ka vendosur çmimin e largimit dhe kërkon 35 milionë euro, për ta lënë të lirë ish-mbrojtësin e Shtutgartit. Largimi i Pavardit nga Bajerni është mëse i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button