Katër vdekje nga aksidentet me traktor në Maqedoninë e Veriut

Katër vdekje nga aksidentet me traktor në Maqedoninë e Veriut

Në periudhën gjatë së cilës një numër i madh i traktorëve dhe makinerive të tjera bujqësore po lëvizin nëpër rrugë, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugorë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme zhvilluan një fushatë nën moton “Lëvizje e sigurt e traktorëve dhe makinave bujqësore”, e cila u mbajt ditë më parë në Kërçovë dhe rrethinë me disa aktivitete parandaluese për edukimin e drejtuesve të traktorëve dhe makinave tjera bujqësore, si dhe shënjimin shtesë të këtyre automjeteve për shikueshmëri më të madhe dhe pjesëmarrje më të sigurt në komunikacion.

Qëllimi i kësaj fushate ishte gjithashtu edhe ndërgjegjësimi i drejtuesve të traktorëve dhe makinave tjera bujqësore për pjesëmarrje të përgjegjshme në trafik. Me këtë rast kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugorë, Gordana Kozuvarovska apeloi deri te drejtuesit për vigjilencë.

“Kushtojini vëmendje traktorëve dhe makinave bujqësore, ato gjithashtu marrin pjesë në mënyrë të barabartë në komunikacion, dhe shoferët që drejtojnë traktorë, të drejtojnë traktorë teknikisht të rregullt dhe të shënuar në mënyrë që të jenë të dukshëm në komunikacion. Siguria është e para”, deklaroi Kozuvarovska.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski bëri të ditur se në nëntë muaj e parë të vitit në aksidente trafiku me traktor jetën e kanë humbur 4 persona, dy prej tyre shoferë traktori dhe dy pasagjerë.

“Të njëjtat shifra i kemi pasur edhe gjatë nëntë mujorit të vitit 2021, dhe janë përsëritur edhe këtë vit. Traktorët nuk mund të lëvizin kushedi sa shpejt por keqfunksionimet e makinerive dhe gabimet e drejtuesve janë një problem. Prandaj apelojmë për vigjilencë maksimale gjatë vozitjes së traktorëve sepse gabimet mund të jenë fatale”, potencoi Angellovski.

LEXO EDHE:

Back to top button