Katër vjeçarja që pastron oqeanet nga mbeturinat

Nina Gomes nuk është një ambientaliste e zakonshme. Me syze kundër ujit ngjyrë rozë dhe vetëm 4 vjeç, ajo mbledh mbetje me babanë e saj nga ujërat përreth plazheve të Rio de Janeiro-s.

Me Ninën në dërrasë, Gomes lundron në ujërat e ndotura të gjirit Guanabara, ku të dy bashkë mbledhin shishet plastike dhe çantat që dëmtojnë mjedisin.

E pyetur pse e bënë këtë, vogëlushja përgjigjet duke thënë se në të kundërt vdesin peshqit dhe breshkat.

“Që në moshë të vogël mësoi të fliste dhe thoshte se nuk e kupton pse njerëzit konsumojnë diçka dhe mbeturinat i lënë në plazh”, tha babai i vajzës.

11 milionë tonë plastikë shkarkohen në oqean çdo vit, sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin. Mbetjet shndërrohen në armë vdekjeprurëse për zogjët dhe jetën detare.

Studimet nga Instituti Chico Mendes i Brazilit për Ruajtjen e Biodiversitetit zbuluan se kishte mbi 400 specie të dallueshme zogjsh, peshqish, zvarranikësh dhe gjitarësh që jetojnë brenda ose në periferinë e Gjirit Guanabara. Mijëra banorë të Rio-s mbështesin jetesën e tyre përmes peshkimit.

LEXO EDHE:

Back to top button