Katica Janeva dërgohet në burgun e Idrizovës

Katica Janeva u dërgua në burgun e Idrizovës. Ish-kryetarja e PSp-së do të vuajë dënimin me shtatë vjet burg. Deri më tani, ajo ishte në arrest shtëpie në vendlindjen e saj në Gjevgjeli, por pasi Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e saj dhe la në fuqi vendimin e shkallës së parë, gjykata e Gjevgjelisë lëshoi një akt referimi, që ajo të dërgohet në burgun e Idrizovës. Dje, Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, u dërgua në burg. Të dy u dënuan në rastin “Reket”, për zhvatje të biznesmenit Orce Kamçev të mbi një milion eurove. Avokatët e Janevës njoftuan apelim në Gjykatën Supreme, por kjo nuk e shtyn shkuarjen në burg. Tani edhe Boki 13 edhe Janeva kanë të drejtë të kërkojnë ndërprerjen e vuajtjes së dënimit me burg, dhe nëse kjo do të pranohet do të vendoset nga Gjykata Penale.

LEXO EDHE:

Back to top button