Kazakistani drejt qetësisë, nis tërheqja e trupave ruse

Trupat e udhëhequra nga Rusia, të dislokuara në Kazakistan për të ndihmuar qeverinë në rivendosjen e rendit, pas trazirave të dhunshme javën e kaluar, kanë filluar operacionet e tërheqjes. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Njësitë e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive kanë përmbushur detyrat e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Trupa ruse u dislokuan në Kazakistan pas protestave të dhunshme ku mbi 150 persona humbën jetën ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

Protestat në Kazakistan nisën pas rritjes së çmimit të karburanteve dhe kulmuan me dorëheqjen e qeverisë.

LEXO EDHE:

Back to top button