KE: Të hapen kufijtë për të vaksinuarit

Në Greqi do mund të udhëtojnë edhe ata qytetarë që kanë marrë ose do të vaksinohen me vaksinën ruse ose kineze. Ministria e jashtme e Greqisë njoftoi zyrtarisht se nga 14 maj, përveç turistëve të huaj që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, në Greqi do mund të hyjnë dhe të qëndrojnë njerëz që kanë certifikatë në formën e një pasaporte vaksinimi ose  certifikatë që kanë marrë vaksinë ruse ose kineze. Turistët që nuk janë të vaksinuar për hyrje në Greqi do kenë nevojë për PCR test negativ, jo më i vjetër se 72 orë.

“Vërtetimi për marrjen e cilësdo vaksinë do jetë një nga mënyrat për të hyrë në Greqi. Alternativë e kësaj është testi negativ PCR dhe testim sipas nevojës sipas zgjedhjes së rastësishme në kufi me teste të shpejta antigjeni”

Ndërsa Komisioni Evropian tashmë u propozoi vendeve anëtare të BE-së të lejojnë qytetarët që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian të hyjnë vetëm nëse kanë marrë dy doza të vaksinës, por vetëm nëse ato janë aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave. Deri më tani, Agjencia Evropiane ka miratuar katër vaksina: Fajzer, AstraZeneka, Moderna dhe Jansen të ndërmarrjes farmaceutike Johnson & Johnson. Tani për tani, nuk ka asnjë rekomandim nga Brukseli për vendet anëtare për të hapur kufijtë për qytetarët që kanë marrë vaksinën Sputnik, Sinofarm ose Sinovak, por fjalën e fundit e kanë vetë vendet anëtare. Parlamenti Evropian deri më tani ka miratuar vetëm rregullore për udhëtim mes vendeve anëtare të Bashkimit dhe dokumenti zyrtar quhet EU Covid 19 Certifikate dhe i njëjti do të jetë i vlefshëm 12 muaj. Rregullorja nuk zbatohet për vendet jo-anëtare të BE-së. Sa i takon vendeve të rajonit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa PCR test do mund të udhëtojnë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button