Kejn, Lamela dhe Son “zbehën” shpresën e Shkëndijës

Skuadra e Shkëndijës në mënyrë dinjitoze mbylli aventurën evropiane, duke u eliminuar nga Totenhami në raundin e tretë të Ligës Evropa. Fillimi i takimit I takoi mysafirëve , të cilët përmes Erik Lamelas, shënuan golin e parë. Në vazhdim Shkëndija u mundua që të gjejë kundërpërgjigjen e lojës së skuadrës angleze, por ishte kot. Loja taktike dhe në momente agresive e Totenhamit ishte e mjaftueshme që të mbajë Shkëndijën larg zonës së portierit Xho Hart, që në pjesën e parë skishte asnjë intervenim.

Në pjesën e dytë, duket se u zgjua Shkëndija që lëvizi të sulmojë më shumë portën angleze , ndërsa shpërblimi erdhi në minutën e 55, kur Vlamir Nafiu shënoi një gol fanastika nga 18 metra, ndërsa Xho Hart nuk mundej që të bëj asgjë.

Mirëpo kjo aspak nuk i pëlqeu trajneri të Totenhamit, Hoze Murinjo që nuk dëshiroi që asgjë të lë rastit dhe në lojë inkuadroi Le Sellson, Hari Kejnin dhe Lukas Mouran. Ky ndryshim solli edhe ndryshim në rezultat në minutën e 70-të, kur Heung Mi Son shënoi brenda zonës dhe mbi kokat e disa futbollistëve të Shkëndijës. Dhe gjërat shkuan edhe më lehtë për mysafirët nga Londra, kur funksionoi sulmi i londinezve Min Son-Kejn, kur ky i fundit shënoi me kokë për 3-1.

Deri në fund të takimit, mysafirët kontrolluan pronësimin e topin dhe nuk lejuan që skuadra tetovare të shënojë golin e dytë

LEXO EDHE:

Back to top button