Këngëtari që i ngjan Elon Musk: Nuk dua të krahasohem me të, ai nuk është një person i mirë

Këngëtari që i ngjan Elon Musk: Nuk dua të krahasohem me të, ai nuk është një person i mirë

Njihuni me “sozinë” e Elon Musk – një këngëtar nga Luksemburgu, i cili thotë se ngjashmëria e tij e çuditshme me manjatin e teknologjisë “nuk është një kompliment”.

Hugo One, 28 vjeç, rregullisht ngatërrohet me Musk – i cili drejton Teslan – dhe thotë se nuk i pëlqen krahasimi.

Këngëtari ndalet shpesh nga të huaj që e komentojnë ngjashmërinë e tij me Musk – disa madje i kërkojnë foto.

Pavarësisht “vëmendjes së padëshiruar”, Hugos “i pëlqen mënyra se si duket” dhe nuk dëshiron të ndryshojë pamje.

“Nuk e marr si kompliment të krahasohem me Elon sepse ai nuk është një person i mirë”, tha ai.

Ndryshe, Hugo punonte si mësues i anglishtes dhe frëngjishtes në Berlin, Gjermani, kur u krahasua për herë të parë me Elon Musk në 2018 nga një nga studentët e tij.

Ai tha se klipet e tij marrin miliona shikime tani shkaku i krahasimit që i bëjnë njerëzit.

LEXO EDHE:

Back to top button