Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për abuzim seksual, viktima me probleme sociale e shëndetësore

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për abuzim seksual, viktima me probleme sociale e shëndetësore

Gazetar: Adrian Kerimi

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit 10 personave nga Tetova dhe Gostivari, mbi dyshimet për “tregti me fëmijë”. Sipas Prokurorisë Publike gruaja e cila është kujdesur për tre fëmijë të moshës 14, 10 dhe 7 vjeçare ka detyruar vajzën për shërbime seksuale në këmbim të interesit financiar. 14 vjeçarja në cilësinë e viktimës, disa herë është kërcënuar se në rast se nuk pranon, do të kthehen të shtëpinë e kujdesit ose tek familja në të cilën kishte raporte të cenuara.

“E dyshuara e parë në vitin 2020 i ka pranuar 14 vjeçare (viktimë), më pas edhe motrën e saj 10 vjeçare dhe vëllain 7 vjeç nën angazhimin për kujdes ndaj tyre për shkak të raporteve të cenuara në familjen e tyre. Më pas duke shfrytëzuar paaftësinë saj por edhe duke shfrytëzuar masa të tjera të dhunës, ka detyruar fëmijën për aktivitet seksual me të dyshuarit dhe disa persona të panjohur për përfitime financiare. Disa herë, kërcënimet për t’i bërë veprimet e tilla ndaj 14 vjeçares janë lidhur me vëllain dhe motrën e saj që derisa nuk bën një gjë të tillë, d t’i kthen në shtëpinë për kujdes ose tek nëna e tyre. Më pas edhe tre nga të dyshuarit, nga marrëveshja paraprake me të dyshuarën e parë duke përdorur mundësitë e njëjta në disa raste, e kanë detyruar fëmijën në aktivitet seksual me të dyshuarit dhe personat e tjerë të panjohur në mesin e të cilëve ka pasur edhe një grua”, thonë nga Prokuroria për krim të organizuar.
Sipas versionit të policisë, fëmija i keqpërdorur për qëllime seksuale përveç statusit të cenuar social ka edhe anomali shëndetësore.

“I dyshuari me inicialet G.SH nga Tetova duke e shfrytëzuar paaftësinë e fëmijës dhe statusin e cenuar social dhe shëndetësor, nga një marrëveshje paraprake më të dyshuarit S.S, A.P dhe K.H e kanë shfrytëzuar fëmijën duke e obliguar të ndërmerr veprime seksuale dhe e kanë shfrytëzuar për veprime seksuale bashkërisht me të dyshuarit R.A, I.Z, I.E, A.M, Q.Q, F.A dhe A.SH në këmbim të parave në vlerë nga 50 deri në 200 euro me qëllim përfitimet personale në rrugë jo ligjore”, deklaroi Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Të gjithë të dyshuarit do të ndiqen penalisht për veprën penale “tregti me fëmijë”, ndërsa në akuzë u ngarkohen edhe rrethanat për kryerje të veprës ndaj personit të mitur. Sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve, për veprat me të cilat ngarkohen të dyshuarit rrezikojnë dënime nga 8 deri në 10 vjet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button