Kërkohet strategji kombëtare kundër varfërisë

Hartimi  i strategjisë së re kombëtare për luftë kundër varfërisë është një nga kërkesat e Platformës maqedonase për luftë kundër varfërisë. Përfaqësuesja e kësaj organizate, Biljana Dukovska, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, duke folur për këtë temë tha se çdo i pesti person në vend jeton në varfëri dhe kërkoi reagim për tejkalimin e gjendjes së tillë.

“Të bëhet kjo, strategji e re kombëtare kundër varfërisë ose të përshpejtojmë procesin e krijimit të një strategjie kombëtare zhvillimore me fokus të veçantë uljen e varfërisë ose ndonjë dokument strategjik që do të përputhet me dokumentet që ndodhën ndërkohë, e që përfshijnë rritjen ekonomike, politikat sociale dhe reformat … gjithçka që kontribuon në varfëri, por nuk e synon drejtpërdrejt atë,” tha Dukovska.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button