Kerri tejkalon Çemberlejnin, disfatë për Juta Xhaz

Stefon Kerri kishte një mbrëmje fanatstike në San Francisko, ku shënoi 53 pikë në fitoren e Golden Stejtit ndaj Denver Nagets me rezultatin 116-107. Me këtë rast Kerri kaloi yllin e skuadrës Uillt Çemberlejn, duke regjistruar 17818 pikë, ndërsa Çembërlejn ka shnëuar 17.783 pikë. Nuk mjaftuan 27 pikët e Jokiçit për të parandaluar disfatën e Denverit, ndërsa lajmi më i keq është dëmtimi i Jamal Murray-t në gjurin e majtë, pas një rënieje të pakontrolluar në fund të takimit.

 

 

 

 

Lideri në Konferencën e Perëndimit, Juta Xhaz u mposht në parketin e Uashington Uizardit pran rezultatit 121-125. Ndërkohë skuadra e Los Anzhelos Lejkersit, pa shërbimet e LeBron Xhejmsit dhe Entoni Dejvisit u dorëzuan në “Madison Square Garden” përballë Nju Jorkut, ku spikati Xhulius Randëll me 34 pikë dhe 10 kërcime.

REZULTATET:

Nju Jork – Los Anxhelos Lejkers 111-96

Dallas – Filadelfia 95-113

Orlando – San Antonio 97-120

Memfis-Çikago 101-90

Nju Orlins-Sakramento 117-110

Juta Xhaz-Uashington 121-125

Golden Stejt – Denver 116-107

Feniks – Hjuston 126-120

Minnesota – Bruklin (e shtyrë)

LEXO EDHE:

Back to top button