Peshku është një zgjedhje e shkëlqyer nëse doni të ushqeheni më shëndetshëm. Kardiologët rekomandojnë të hani të paktën dy racione peshk në javë, por prapëseprapë duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë lloj peshku zgjidhni.
Tuna e freskët ka 116 kalori, 3 gramë yndyrë dhe 20 gramë proteina për 100 gramë, ndërsa merluci ka 82 kalori, 0.7 gramë yndyrë dhe 18 gramë proteina për 100 gramë.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme se si e gatuani peshkun dhe me çfarë e kombinoni. Ekipi i Tasty do t’ju ndihmojë me këtë video argëtuese që do t’ju mësojë se si ta gatuani më mirë peshkun:








