Këshilli ekonomik, mbledhje në Qeveri

Këshilli ekonomik, mbledhje në Qeveri

Gazetar : Mefail Ismaili

Këshilli Ekonomik edhe në seancën e sotme nuk solli asnjë vendim dhe masë konkrete për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët për tu ballafaquar me krizën energjetike dhe atë ekonomike. Kreu i Lidhjes së Sindikatave Darko Dimovski tha se kanë propozuar pesë masa: rritjen e pagave sipas rritjes së inflacionit, kartela për blerjen e ushqimeve, transport falas për punëtorët, zgjerimi i masave për ngrirjen e marzhës.

“Nëse ka paqartësi në theksuam e do të jemi këtu që të sqarojmë gjithçka. Kjo për ne është e patjetërsueshme, sepse  tani nuk është koha për të përfituar, por është koha që punëtori në Maqedoni të mbijetojë. Nëse nuk pranohen kërkesat tona, dihet, punëtorët nuk do të punojnë pa para. Nëse nuk mund të paguajmë faturat, nëse nuk ushqejmë dot familjet, çfarë na mbetet tjetër përveç se të largohemi nga shteti”, tha Darko Dimovski, LSM.

Ndërsa kryetari i  Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angellovski tha se pret që Qeveria do të ndihmojë biznesin në vend duke siguruar energji më të lirë.

“Janë diskutuar më shumë mundësi, megjithatë një është e sigurt, ajo energji që EMV duhet të sigurojë për amviseritë, më shumë mundësi në bazë të prodhimeve që ka do të mund ta sigurojë. Për kompanitë që janë në tregun rregulluar Qeveria po shqyrton disa mundësi që të mbështesë disa kompani që merren me prodhimin e produkteve bazë, si: buk dhe produkte të ngjashme. Supozoj se kjo do të ndikojë në uljen e çmimeve”, u shpreh Trajan Angelovski -Lidhja E Odave Ekonomike.

Akademiku Taki Fiti kritikon Qeverinë për shkak të vonesave me marrjen e masave andaj tani po bëhet tentim që të “shuhet zjarri”.

“Për mendimin tim kjo është krizë e vështirë me të cilën përballet e gjithë bota.  Ne tani në një mënyra apo një tjetër jemi duke fikur zjarrin. Edhe pse situate është kështu e vështirë, me një sy ne duhet të shohim në të ardhmen, si në të ardhmen. Këtu do të flas rreth strategjisë që ka bërë MANU për zhvillimin afatgjatë të energjetikës,” tha Taki Fiti, kryetar i Akademisë.

Këshilli ekonomik dhe social do të takohet sërish të mërkurën e ardhshme, kur përfaqësuesit e sindikatave dhe sektorit të biznesit presin që Qeveria të sjellë vendim për masa konkrete./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button