Këshilli Gjyqësor i thërret mendjes, tajkalon përçarjet dhe ligjërisht shkarkon Damevan

Këshilli Gjyqësor i thërret mendjes, tajkalon përçarjet dhe ligjërisht shkarkon Damevan

Këshilli Gjyqësor sipas informacioneve të Alsat ka mbajtur seancë të mbyllur me iniciativë të 9 anëtarëve sipas Ligjit mbi Këshillin Gjyqësor (neni 38), në të cilën është tërhequr vendimi i 26 prillit kur Vesna Dameva u shkarkuar me 7 vota “për” të pa mjaftueshme sipas ligjit për të çuar në shkarkim kreun e Këshillit Gjyqësor.

Në këtë seancë të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor ishin prezent si dhe të njëjtit kanë votuar për rendin e ditës dhe abrogimin e vendimit të 26 prillit, që nënkupton vendimi për shkarkimin e Damevas është tërhequr unanimisht.

Pas kësaj është thirrur nga 5 anëtarë edhe një seancë tjetër ku kryetarja tani juridikisht Vesna Dameva ishte e obliguar të mban të njëjtën në përputhje me ligjin, por e njëjta ka refuzuar dhe ka lëshuar mbledhjen duke lënë në sallë 12 anëtarët e tjerë.

Në këtë situatë Këshilli në përputhje me ligjin dhe në mungesë të kryetares ka autorizuar zëvendëskryetarin Selim Ademi ta procedon kërkesën e njëjtë ku të gjithë kanë votuar për rendin e ditës dhe mos besimi ndaj Damevas me propozim shkarkimin e saj nga pozita e kryetares. Bazuar në faktin se të njëjtës nuk iu dha votëbesimi nga shumica, më pas pasoi shkarkimi i saj me 9 vota “për”.

Në po këtë seancë si pikë e dytë e rendit të ditës ishte konstatimi i dorëheqjes së Selim Ademit nga pozita e zëvendëskryetarit të këshillit. Ai paraprakisht kishte deponuar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.
Në orën 16:30 në mungesë dhe pas shkarkimit të Damevas është thirrur vazhdimi i mbledhjes së 26 prillit ku në rendite ishte zgjedhja e kryetarit të ri. Me 8 vota “për” dhe 4 vota “kundër” për kryetar u zgjodh Sashko Georgiev. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button