Këshilli Gjyqësor nuk bën të ditur nëse do të veprojë sipas kërkesës së Antikorrupsionit
Këshilli Gjyqësor nuk bën të ditur nëse do të veprojë sipas kërkesës së Antikorrupsionit
Këshilli Gjyqësor nuk bën të ditur nëse do të veprojë sipas kërkesës së Antikorrupsionit për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtares së tyre Antoaneta Dimovska, për të cilën Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi konflikt interesi, ndërsa ajo si anëtare e Këshillit, ka kërkuar që të kërkohet përgjegjësi të gjykatësit suprem. Në përgjigjen e shkurtër që e morëm nga Këshilli Gjyqësor, thuhet se procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit janë të natyrës së besueshme, pa bërë të qartë nëse do të niset procedurë e këtillë ndaj Dimovskës. Gjykata Supreme ende nuk është përgjigjur në pyetjet tona se si e komentojnë nismën e Antikorrupsionit për fillimin e procedurës kundër Dimovskës. Të premten Antikorrupsioni vendosi që të nis procedurë kundër gjykatëses Antoaneta Dimovska, si dhe të paraqes nismë në Këshillin Gjyqësor për fillimin e procedurës disiplinore ndaj saj, sepse vlerësoi se ajo si anëtare e Këshillit, ka kërkuar të niset procedurë kundër gjykatësve suprem të cilët vendosën në rast që si paditëse e ka humbur motra e saj, Snezhana Kalevska Vançeva, ish-deputete nga radhët e LSDM-së. /Alsat.mk