Këshilli Penal e ka aprovuar në tërësi aktakuzën për rastin “Aditivët”
Këshilli Penal e ka aprovuar në tërësi aktakuzën për rastin “Aditivët”

Këshilli Penal e ka aprovuar në tërësi aktakuzën për rastin “Aditivët”. Pas vlerësimeve të bëra, Gjykata Penale njoftoi se duke marrë parasysh rrethanat dhe ankesat e dorëzuara paraprakisht, këshilli ka vendosur që aktakuza të pranohet dhe të procedohet më tej. Lënda do t’i nënshtrohet sistemit AKMIS dhe do t’i ndahet gjykatësit që parashikon procedura. Pas kësaj pritet të nisë edhe procesi i gjykimit. Për rastin “Aditivët” të akuzuar janë të dyshuar 31 persona. Rasti Aditiv ka të bëjë me manipulimin e tenderëve në EMV, TEC Manastir, TEC Oslomej dhe TEC Negotinë ndërsa dëmi i shkaktuar nga këto keqpërdorime përllogaritet në 6.5 milionë euro. Përvec ish drejtorit Vasko Kovaçevski, e dyshuar për dhënie të sekretit zyrtar në këtë akuzë është edhe kryetarja aktuale e Anti-Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska. /Alsat.mk