Këshilltari i lartë i DASH viziton Maqedoninë, Kosovën dhe Serbinë

Këshilltari i lartë i DASH viziton Maqedoninë, Kosovën dhe Serbinë

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet nga dita e mërkurë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup, Prishtinë dhe më pas në Beograd.

Lajmi për vizitën e tij u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

“Vizita e Chollet në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi, 11-13 janar, synon të nënvizojë përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, theksoi DASH.

Chollet fillimisht më 11 janar do të qëndroj në Shkup, ndërsa po këtë ditë, ai do të vazhdojë rrugën për në Kosovë, ku thuhet se do të takojë krerët shtetërorë me qëllim të diskutimit të përpjekjeve amerikane për të arritur njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

“Këshilltari Chollet do të vazhdojë në Prishtinë, Kosovë, për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë, liderë të tjerë politikë dhe shoqërinë civile për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në avancimin e integrimit të Kosovës dhe euroatlantik, duke përfshirë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërsa nga data 8 deri më 10 janar, Chollet do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 12 dhjetor, Chollet anuloi vizitën në disa shtete të Ballkanit dhe në Bruksel, pasi doli pozitiv me sëmundjen COVID-19./Rel

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button