Kesi, nuk largohet nga detyra e ekzekutuesit të penaltisë

Marrëdhënia e Frenk Kesit me penalltitë, midis Atalantës dhe Milanit, ka qenë gjithmonë e qëndrueshme. Aq më tepër që ai gjithashtu mori “stafetën” nga ata që ishin goditësit para tij. I tillë është Zlatan Ibrahimovic. Pas gabimit me Veronën, me një buzëqeshje, suedezi vendosi t’ia linte përgjegjësinë e 11-metërshave Kesi.

Kundër Fiorentinës, falë mungesës së Ibrës, për shkak të dëmtimit të muskujve që pësoi kundër Napolit, lojtari i datëlindjes 1996 goditi dy penallti, njërën e realizoi, ndërsa tjetrën e priti Dragovski. Ai nuk kishte gabuar nga pika e bardhë për dy vite e gjysmë, që nga marsi i vitit 2018, në ndeshjen kundër Kievos.

Është mirë kështu, kur godet dy penallti. Njërën e shënoni dhe në tjetrën bëni gabim. Fituam dhe kjo më shumë rëndësi. Unë do të vazhdoj t’i ekzekutoj penalltitë. Pioli e përgëzoi ekipin, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ai është i lumtur. Ne e filluam fort, Fiorentina është një ekip që duhet të sulmohet, kështu që ne shënuam dy gola menjëherë,” tha mes tjerash Kesi.

Me penalltinë e parë, ai gjithashtu u bë lojtari i tretë i lindur nga 1996 e këtej, që ka arritur 25 gola në Serie A, pas Kiezës dhe Lautaros.

LEXO EDHE:

Back to top button