Këto janë shtatë opsionet për Kristiano Ronaldon këtë verë

Kristiano Ronaldo po bën presion që të largohet nga Man. Junajtedi, i cili planifikon të ndërtojë një ekip që do të dominojë me trajnerin Erik Ten Hag.  Portugezi është në fund të karrierës së tij. Ai nuk ka shumë kohë për llogaritjet, nëse dëshiron të fitojë trofe të mëdhenj. Cilësia e “Djajve të Kuq” nuk i premton atij se do të ketë shanse për tituj të rinj në sezonin e ardhshëm.

37-vjeçari ka shtatë opsione për të vazhduar karrierën e tij. Ndër klubet që lidhen me emrin e tij janë: Çellsi, Barcelona, ​​Napoli, Roma, Bajern Munihu, Sporting Lisbona. Megjithatë, nuk përjashtohet qëndrimi i tij te “Djajtë e Kuq”, pasi ka bërë të ditur se asi portugez nuk është në shitje për momentin.

Ronaldo nuk u paraqit në fillimin e përgatitjeve të skuadrës dhe kjo nxiti më tej spekulimet se ai dëshiron të largohet nga “Old Traford“ , me çdo kusht.

LEXO EDHE:

Back to top button