Ketri lë pa rrymë rreth 2 mijë amerikanë

Ketri lë pa rrymë rreth 2 mijë amerikanë

Për gati dy orë, 1.953 banorë te një lagjeje në Oregon të SHBA-së, mbetën pa furnizim me energji elektrike për shkak të një ketri.

“Upi” shkroi të mërkurën se ketri dyshohet se i dëmtoi telat që përçojnë energjinë elektrike, derisa autoritetet u detyruan të intervenonin.

Nuk janë bërë të qarta të gjitha rrethanat që shkaktuan avarinë, por ekipet e energjisë elektrike thanë se u detyruan të punonin në disa nënstacione që furnizimi të kthehej.

Nuk janë të rralla rastet e tilla. Në Virginia të SHBA-së, muaj më parë, 10 mijë banorë mbetën pa energji elektrike, pasi një ketër i kishte dëmtuar telat. Në situata të tilla, edhe ketri humbet jetën.

LEXO EDHE:

Back to top button