KF Gjilani i thotë lamtumirë Ligës së Konferencës

Skuadra e Gjilanit në futboll, nuk ka mundur të kualifikohet në turin e dytë të Ligës së Konferencëss, , pasi në transfertën letoneze është mposhtur me shifrat 3-1.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit nuk ia dolët të ruanin avantazhin e ndeshjes së parë të fituar me shifrat 1-0 ndaj KF Liepaja, pasi këtë të fundit eliminuan me rezultat të përgjithshëm 3-2 gjilanasit.

Për skuadrën e Gjilanit arriti të gjente rrugën e rrjetës Krasniqi që do të barazonte golin e shënuar nga vendasit, ndërsa këta të fundit arritën të dërgonin topin në rrjetë edhe dy herë të tjera.

Në këtë mënyrë, fatkeqësisht Ramadani dhe djemtë e tij i thonë lamtumirë Ligës së Konferencës./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button