Khelaifi përgjigjet për mundësinë e ardhjes së Ronaldos te PSZH

Nasser Al-Khelaifi ka folur në lidhje me mundësinë e ardhjes në Paris Sen Zhermen të Kristiano Ronaldos. I pari i klubit kryeqytetas nuk u përgjigj prerazi, por tha se ardhja e tij është e vështirë që të ndodhë.

Siç raporton “Sky”, Khelaifi u beson Nejmarit, Mesit dhe Mbapes andaj një i katërt nuk është i nevojshëm.

“Kristiano Ronaldo te PSZH? Me tre lojtarët që kemi (MNM), është shumë e vështirë, por i uroj atij më të mirën. Ai është fantastik dhe është ende një lojtar i jashtëzakonshëm”, nënvizoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button