Xhoshua Kimih, objektivi kryesor i liderit aktual të Premier Ligës

Xhoshua Kimih është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Bajern Munihun dhe duket pranë largimit nga Allianz Arena. Përkundër se ka pasur bisedime me krerët e Bajernit për një kontratë të re ajo ende nuk ka ardhur dhe top klubet evropiane kanë shprehur interesim për gjermanin.

Mesfushori gjerman i Bajern Munihut, Xhoshua Kimih është një objektiv i Liverpullit, sipas TZ. Mediumi shkruan se trajneri i Liverpullit, Arne Slot është i interesuar për nënshkrimin e gjermanit, të cilit kontrata me Bayern Munich skadon në fund të sezonit.

Kjo situatë mund t’i lejojë Liverpoolit të transferojë mesfushorin gjerman si një transferim të lirë. Përmendet se bisedimet joformale kanë nisur mes palëve, ndërsa Bajern Munihu po tenton të negociojë një zgjatje të kontratës me lojtarin për të siguruar që ai të mbetet me klubin. Këtë sezon, Kimih ka shënuar një gol dhe ka dhuruar shtatë asistime për Bajern Munihun në të gjitha garat.

LEXO EDHE:

Back to top button