Kin: Nëse vazhdojnë kështu, Liverpulli do të pres edhe 30 vite për titull

Ish-futbollisti i Man. Junajtedt, Roj Kin, i cili angazhohet si analist në “SkySports”, njihet për deklaratat e tij të hapura dhe kontraverse. Pas disfatës së Liverpullit nga Man. Siti 1-4, trajneri i Liverpullit, Jyrgen Klop tha se ndoshta portiere Alison i kishte këmbët e ftohta, ndërsa  këto justifikime nuk i pëlqyen aspak Roj Kinit.

 

Ne folëm para ndeshjes, ata po bëjnë shumë justifikime. Janë kampion të këqij! Ju mund të thoshit se është një sezon i çuditshëm, është COVID-19 apo diçka e tillë, por ju jeni Liverpulli. Vazhdoni të performoni kështu dhe do të prisni edhe 30 vite tjera për titull. Nuk e kuptoj këtë grup lojtarësh, ata u mundën nga Brajtoni në mesjavë dhe Brajtoni dukej shumë komod. Shikoni Man Sitin për një moment. Mund të thuash që atyre u mungojnë dy lojtarët e tyre më të mirë (Kevin de Brujne dhe Serhio Aguero) për momentin. Liverpulli sot kishte lojtarë që mungonin, por ata ende kishin lojtarët e tyre më të mirë sulmues në fushë”, tha mes tjerash Roj Kin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button