Kina filloi stërvitjet ushtarake pas vizitës së Pelosit, 27 aeroplanë luftarakë shkelin hapësirën ajrore të Tajvanit

Kina filloi stërvitjet ushtarake pas vizitës së Pelosit, 27 aeroplanë luftarakë shkelin hapësirën ajrore të Tajvanit

Pasi Nancy Pelosi u largua nga toka e Tajvanit, ushtria kineze vazhdoi përgatitjet për kryerjen e stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë që duhet të zhvillohen në gjashtë vendndodhje rreth territorit të Tajvanit.

Pasi 21 aeroplanë luftarakë të ushtrisë kineze hynë dje në hapësirën ajrore të Tajvanit, Kina vazhdoi të kryejë aktivitete ushtarake në zonën nën kontrollin e Tajvanit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, gjithsej 27 aeroplanë luftarakë të Republikës Popullore të Kinës kanë hyrë të mërkurën në hapësirën ajrore të Tajvanit, përkatësisht gjashtë avionë J-11, pesë avionë J-16 dhe gjashtëmbëdhjetë avionë Su-30.

Të gjitha aktivitetet ushtarake po zhvillohen në kuadër të stërvitjeve ushtarake që Pekini paralajmëroi dje, të cilat duhet të zhvillohen deri të dielën.

Përveç përgjigjes ushtarake, Pekini njoftoi se për shkak të mbërritjes së Pelosit në Tajvan, Taipei do të prezantojë edhe një sërë sanksionesh ekonomike, duke përfshirë importin e produkteve bujqësore.

“Shërbimet doganore të Kinës kanë pezulluar importin e limonit, portokallit, si dhe dy llojeve të peshkut”, raporton Global Times.

Me rastin e vizitës së Pelosit dhe tensioneve mes Tajvanit dhe Kinës, u shpreh edhe kreu i diplomacisë kineze, Wang Yi, i cili tha se SHBA vazhdon të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera. 

LEXO EDHE:

Back to top button