Kina ka bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje pas shpërthimit në Poloni

Kina u ka bërë thirrje “të gjitha palëve të përfshira” që të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur, pas raportimeve për një raketë në Poloni që vrau dy persona dhe vendosi ushtrinë polake në gatishmëri.

“Në situatën aktuale, të gjitha palët e përfshira duhet të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin,” tha Mao Ning, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Kinës, në një konferencë të rregullt për shtyp.

Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se nuk ka gjasa që raketa që ra në Poloninë anëtare të NATO-s të ishte lëshuar nga Rusia, por premtoi mbështetje për hetimin polak.

Këtë e tha Biden pasi thirri një takim “urgjent” të liderëve të Grupit të Shtatë vendeve dhe NATO-s mëngjesin e sotëm në Indonezi për konsultime në lidhje me shpërthimin që ndodhi pasditen e djeshme në pjesën lindore të Polonisë, afër kufirit me Ukrainën. Liderët botërorë ndodhen në Bali, ku sot përfundon samiti i G20-ës i ekonomive më të mëdha të botës.

Vlerësimet paraprake sugjerojnë se mbrojtja ajrore e Ukrainës lëshoi ​​një raketë që vrau dy persona në Poloni, thanë sot tre zyrtarë amerikanë.

Moska më parë njoftoi se ishte një provokim, duke mohuar se Rusia ka lëshuar një raketë që ka rënë në Poloni.

LEXO EDHE:

Back to top button