Kina, shënon golin e parë në Lojrat Olimpike Dimërore

Një ditë para hapjes zyrtare të Lojrave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, kanë nisur disa gara në konkurencën ekipore. Mes tyre është turneu olimpik për femra, në sportin e hokejit në akull, ku kombëtarja e Kinës regjistroi golin e pare dhe historik në Lojërat Olimpike Dimërore.

Në fund, Kina pësoi disfatë 1-3 nga Çekia, por në minutën e 30-të të ndeshjes, hokeistja Le Mi, shënoi golin e parë në historikun e Kinës në Lojërat Olimpike.

Është interesante fakti që Le Mi është në të vërtetë një hokeiste e natyralizuar dhe emri i saj i vërtetë është Hanah Miller.  Ajo është vetëm një nga shumë lojtarët e hokejit, që luajnë si hoekiste të natyralizuara në kombëtaren e Kinës.

LEXO EDHE:

Back to top button