fbpx

Kinematografia në zi, vdes aktori i njohur amerikan


Ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 43 vjeçare aktori i njohur, Chadwick Boseman.

Lajmin e hidhur për vdekjen e aktorit amerikan e ka konfirmuar familja e tij. 43 vjeçari vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles pranë familjes së tij.

Boseman vuante nga kanceri në zorrën e trashë por ai kurrë nuk ka folur publikisht rreth diagnozës.

“Chadwick ishte një luftëtar i vërtetë dhe këmbënguli gjatë githë kësaj lufte. Ai ju solli shumë nga filmat që ju tashmë dashuroni”- thuhet në deklaratën e familjes.

Chadwick Boseman lindi më 29 nëntor 1977 në Anderson të Koralinës së Jugut. Ai ka një karrierë të pasur ku ka luajtur në filmat si: The Kill Hole, Gods of Egypt, Marshall, Get on Up, Captain America: Civil War, Spider-Man: Homecaming, Avengers: Infinity War, Black Panther, 21 Bridges etj.

LEXO EDHE:

Back to top button