Kjo është vajza më e shkurtër në botë

Kjo është vajza më e shkurtër në botë

18 vjecarja Uildine Aumoithe nga Florida – SHBA, është vajza më e shkurtër në botë. Gjatësia e saj trupore është vetëm 72 centimetra ndërsa ajo vuan nga një lloj i rrallë i sëmundjes e cila nuk lejon që trupi i saj të rritet.

Me këtë rekord ajo ka thënë se dëshiron ti motivojë të gjithë njerëzit e vegjël të cilët nuk duan të ekspozohen. “

“Dua t’i tregoj botës se edhe pse jam e shkurtër, jam në gjendje të jetoj jetën time më të mirë dhe mund ta pushtoj këtë botë edhe pse kjo botë nuk është ndërtuar për mua”, është shprehur Uildine pasi ka marrë rekordin botëror. Ajo ka dy vëllezër dhe një motër, të cilët nuk kanë probleme me gjatësinë trupore. Gjatësi fizike normale kanë edhe prindërit e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button