Klauzola maramendëse e Realit për brazilianin Rodrigo

Anësori i Real Madrid, Rodrygo, pritet që gjatë kësaj vere të vazhdoj kontratën me ‘Los Blancos’, derisa është raportuar se marrëveshja vetëm është arritur dhe në ditët në vijim do të bëhet gjithçka zyrtare. Braziliani ka kontratë me kampionët e Europës deri në vitin 2025, por paraqitjet e tij të mrekullueshme sezonin e kaluar kanë bërë që drejtuesit madrilen të mendojnë ta ‘blindojnë’ futbollistin, duke rinovuar me të deri në vitin 2028.

Sipas të përditshmes spanjolle, ABC, në kontratën e tij të re Rodrygo do të ketë klauzolë largimi prej 1 miliard euro, e cila është një vlerë marramendëse. Ndërsa, përveç kësaj thuhet se do të ju rritet edhe paga nga katër milionë, në shtatë milionë euro. Në kontratë ai do të ketë edhe klauzolë bonusi për golat që do të shënoi dhe në rast se e fiton “Topin e Artë” do të rritet në tetë milionë euro.

Ai kishte sezonin më të mirë të karrierës së tij, pasi arriti të realizoi nëntë gola dhe dhuroi dhjetë asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat.

LEXO EDHE:

Back to top button