Klipers fiton derbin e Los Anxhelosit, thellohet kriza te Lejkers

Milluoki rikthehet te fitorja në kampionat, duke mposhtur me vështirësi 136-132 Oklahoma SItin, ndeshje e vendosur pas kohës shtesë. Vendimtar për Baks në këtë sfidë ishte Karter me 36 pikë e 12 asist, duke bërë që të mos ndihej mungesa e Antetokounmpo. Për vendasit u dallua Shai me 39 pikë, por që mbetën për statistikë.

Los Anxhelos Klipers fituan edhe derbin e dytë sezonal me Lejkersin, këtë herë me shifrat 114-101, duke konfirmuar krizën e skuadrës rivale. Për Klippers u dallua Poll Xhorxh me 29 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Kjo i bëri të pavlefshme 30 pikët e LeBron Xhejmsit për Lejkersat.

Fiton edhe Boston, që mundi 128-112 Detroit falë 30 pikëve të Braunit. Ndërsa Juta Xhaz triumfuan 125-119 në fushën e Atlanta, sfidë ku diferencën e bëri Markanen me 32 pikë.

Rikthehet te fitorja Bruklin, që mundi 112-85 Nju Jorkun (Durant 29 pikë, 12 kërcime e 12 asiste), ndërsa 24 pikët e NIkolla Jokiçit, i dhanë fitoren Denverit, 122-119 në fushën e Indiana Pejsers.

NBA – Rezultatet

Orlando – Dallas, 94-87

Charlotte – Portland, 95-105

Indiana – Denver, 119-122

Atlanta – Utah Jazz, 119-125

Boston – Detroit, 128-112

Brooklyn – New York, 112-85

Toronto – Houston, 116-109

Chicago – New Orleans, 111-115

Minnesota – Phoenix, 117-129

Oklahoma – Milwaukee, 132-136

San Antonio – Memphis, 122-124

Clippers – Lakers, 114-101

Sacramento – Cleveland, 127-120

LEXO EDHE:

Back to top button