“Klipersat” shpëtojnë në sekondat e fundit, fiton edhe Minesota

Los Anxhelos Klipers ka arritur të mposht Portland Trail Blajzersin (113 – 112) në sekondat e fundit të ndeshjes. Vendasit arritën fitoren falë lojtarit të tyre më të mirë Poll Xhorxh, i cili shënoi në sekondat e fundit dhe ishte lojtari më i mirë i mbrëmjes me 33 pikë.

 

 

Nga ana tjetër, Minnesota gjithashtu ka shënuar fitore të sigurt ndaj Sakramentos me rezultat 134 – 120. Lojtarët më të mirë ishin D’Anxhelo Rasell me 28 pikë, Entoni Eduards me 28 pikë dhe Karl Entoni Tauns me 26 pikë.  Me këtë sukses, Minnesota largohet nga pozita e fundit e tabelës me 16 fitore dhe 43 humbje, duke lënë rekordin me të keq te Hjuston Rokets me 15 fitore dhe 43 humbje.

LEXO EDHE:

Back to top button