Klop: Ançelloti ka bërë punë të mirë në merkaton

Trajneri i Liverpullit, Jyrgen Klop, pas fitores ndaj Arsenalit 3-1, për mediat britanike tha se nuk i intereson kush është në krye të Premier Ligës. Aktualisht Liverpulli ka një start perfekt të sezonit të ri, njësoj si rivalët e Evertonit dhe Lester Sitit që kanë regjistruar tri fitore në po kaq ndeshje të këtij fillimkampionati. 

“Karlo Ançelloti bëri “biznes” (merkato) super. Unë nuk jam aspak i befasuar. Lesteri është Lester, luan një futboll të mirë. Nuk më intereson kush është i pari i renditjes në këtë moment. Mos harroni se është vetëm fillimi I kampionatit. Për ne ka qenë një fillim shumë i vështirë. Kur pashë kalendarin, mendova “voov”; pasi Lids ishte më i vështiri që mund të ndeshësh, pastaj transferta me Çellsin dhe tani sfida kundër Arsenalit. Janë të gjitha skuadra që po fluturojnë. Ky kalendar ishte me të vërtetë i vështirë, por ne fituam dhe kjo na lumturon”, tha mes tjerash Klop.

Sfida e radhës për skuadrën e Liverpullit do të jetë kundër Aston Villës më 4 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button