Klubet që kanë zvogëluar buxhetin në La Liga

Plot 16 nga 20 klubet në La Liga u janë zvogëluar buxhetet pas përfundimit të afatit të janarit, me Barcelonën që humbi 35 milionë euro. Media e njohur spanjolle, “Marca” raporton se buxheti i Barcelonës është zbritur për 9.31 për qind nga 382.7 milionë euro në 347 milionë euro.  Klubi që pësoi rënie tjetër ishte Atletiko Madrid, që humbi 14.01 për qind të buxhetit, pra nga 252.7 milionë euro në 217.3 milionë euro.

 

Me dallim nga dy rivalët, buxheti i Real Madridit u rrit për 1.03 për qind nga 468.5 milionë euro në 473.3 milionë euro. Selta Vigo, Hueska dhe Granada ishin tri klubet e tjera që iu rritën buxhetet.

Valencia, Real Betis dhe Atletik Bilbao pësuan humbje, përkatësisht 9.92 për qind, 7.08 për qind dhe 7.58 për qind. Në këtë raport, thuhet se klubet se bashku kanë humbur dy milionë euro shkaku i pandemisë së “COVID-19”.

LEXO EDHE:

Back to top button